Ndeshje e dhunshme në Shkodër, polici goditet me stol në kokë

0

Një polic në Shkodër është goditur me sende të forta në stadiumin e qytetit, ku po luhej ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, çerekfinalja e vajtjes për Kupën e Shqipërisë. Kanë qenë minutat e fundit të pjesës së parë, kur në drejtim të policit është hedhur një stol, duke e goditur atë në kokë.

Ndeshja është shoqëruar edhe me tensione brenda fushës. Në minutën e 34′ të pjesës së parë, Marku dhe Ademir në dyluftim për topin u përplasën mes tyre duke mbetur të lënduar në fushë.

Pas ndihmës së dhënë nga stafet teknike ndaj lojtarëve, u kërkua ndërhyrja e ambulancës që ndodhej në ambientet e stadiumit të Shkodrës. Pasi u transportuan në ambulancë në drejtim të spitalit më të afërt, lojtarët u përcollën me duartrokitje nga tifozëria në impiantin sportiv.

Ndërsa trajnerët bënë zëvendësimet duke futur në fushë Radas dhe Pjeshkën. Gjatë kësaj kohe, nisën tensionet në shkallët e stadiumit “Reshit Rusi”, që çuan në goditjen e policit.

Polici i identifikuar me emrin Frrok Ndreca, ndërhyri për shuarjen e një sherri mes tifozëve. Më pas, ai mori lëndime në fytyrë dhe u dërgua në spitalin e qytetit. Forcat e rendit në ambientet sportive “Reshit Rusi”, ndërhynë duke shoqëruar për në komisariat 3 prej tifozëve.

Incidenti ndodhi në minutën e 42’ të lojës. Pak minuta para kësaj ngjarjeje, në fushë u fut edhe ambulanca pas përplasjes që dy lojtarët Marku dhe Ademir patën në dyluftim për marrjen e topit./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here