Ndeshen dy vetura, njëra përfshihet nga zjarri, vdes një person, 3 lëndohen

0

Në fshatin Sankovc të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku me një të vdekur dhe disa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur dje ndërkaq Policia e Kosovës sot ka dhënë informacion duke bërë me dije se pasi ishin ndeshur dy vetura njëra nga ato ishte përfshirë nga zjarri. Si pasojë nga lëndimet që ka marrë ka vdekur një qytetar i gjinisë mashkullore, ndërkaq lëndime trupore kanë pësuar një mashkull tjetër dhe 2 femra. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Trupi i të vdekurit ndërkaq është dërguar në Instiuttin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here