Ndërtuesit nesër në protestë, kërkojnë shkarkimin e Liburn Aliut dhe Ergyn Hajredinit

0

Kompanitë që merren me ndërtime në komunën e Prishtinës, nesër do protestojnë para Komunës së Prishtinës. Injorimi i zyrtarëve të Komunës së Prishtinës karshi kërkesave të shoqatës së ndërtimtarëve ka bërë që ata të protestojnë. Madje një nga kërkesat e tyre është edhe shkarkimi i dy zyrtarëve komunal, Liburn Aliut dhe Ergyn Hajredinit.

Kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Brahim Selimaj, i ka ftuar të gjithë ndërtuesit që nesër në ora 10:00, t’i bashkohen protestës në mënyrë që t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.

“Qëllimi i kësaj proteste është që komuna, përkatësisht krerët e saj përfundimisht të heqin dorë nga kërkesat e tyre të jashtëligjshme dhe burokratike të cilat u pamundësojnë zhvillimin normal të biznese në këtë sektor “, tha Selimaj.

“Shoqata del me këto kërkesa, kërkojmë shkarkimin e drejtorit të urbanizimit zotin Liburn Aliut dhe të shefit të urbanizimit Ergyn Hajredini, këta të dy zotëri i konsiderojmë përgjegjësit kryesor për bllokimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit “, vazhdoi kryetari Selimaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here