Ndërton shtëpi për nipërit e tij, në pemë

0

Një gjysh amerikan vendosi të ndërtojë një shtëpi ëndrrash për 2 nipërit e tij, në një pemë. Ai ndërtoi shtëpinë në një pemë pranë banesës së tij.

59-vjeçari Jay Hewitt ndërtoi një shtëpi me tre kate, 12 metra të lartë, me energji elektrike dhe sistem ventilimi. Ai tani po planifikon të bëjë një urë me litarë.

“Kohë më përpara edhe unë kisha një shtëpi të ndërtuar në pemë, por ajo ishte shumë më e vogël. Kjo është shtëpia më e bukur e ndërtuar në një pemë”, është shprehur Hewitt.

Gjithashtu, kur nipërit nuk janë aty, shtëpia e ndërtuar në pemë shërben për të kaluar ditët e nxehta të verës. Gjyshi shprehet se shtëpinë e përdorin edhe për të pritur miqtë e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here