Ndërroj jetë mësimdhënsi llapjan që punoi 17 vite e 7 muaj pa as një cent

0

Sot, në moshën 64-vjeçare nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë Shaban Sfishta, ish-arsimtar i kimisë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë. bënë të ditur Llapi.info.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 17:00 në varrezat e Qytetit (te Hekurudha) në Podujevë.
Për nder të kontributit të tij nesër duke filluar nga ora 15:00 do të mbahet një akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës në Podujevë.

Sfishta gjithë kontributin e tij ia kushtoi arsimit të brezave. Ai punoi 17 vjet e 7 muaj pa asnjë cent.
Pagën e tij, Sfishta e la në buxhetin e shtetit të Kosovës, gjest ky i cili e bënë të dallueshëm nga mësimëdhënësit e tjerë.
Për sakrificën e tij, ai kishtë marrë mirënjohje nga Ministria e Arsimit dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Mësuesi Sfishta vuante nga një sëmundje e rëndë tash e sa vite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here