Ndërrimi i viteve, me plagosje nga plumba qorr, dëmtim veturash, zjarre nga mjete piroteknike

0

Policia e Kosovës ka raportuar sot se gjatë natës së ndërrimit të viteve ka patur disa raste të plagosjes së qyetatrëve nga plumbat qorr, dëmtime veturash poashtu nga plumba qorr e zjarrvënje nga mjetet piroteknike.

Kështu në Prishtinë pak pas hyrjes së Vitit të Ri, në ora 00:55 një qytetar është plagosur nga një plumb qorr. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë dhe sipas mjekëve i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në Klinë rreth orës 00:10 një qytetar ka pësuar lëndime trupore nga një plumb qorr në oborrin e tij dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Nuk raportohet për të dyshuar.

Në Gjilan ndërkaq në ora 00:30 nga një plumb qorr një qytetari i është dëmtuar gjami i veturës Peugeot. Nuk raportohet për të lënduar.  Në fshatin Brod, të Shterpcës një qytetar ka raportuar se si pasoj e përdorimit të mjeteve piroteknike nga ana e fëmijëve, është përfshi nga zjarri një objekt ndihmës (stallë). Sipas viktimës nga zjarri janë djegur disa mjete me vlerë rreth 5500 euro. Në Prizren ndërkaq rreth orës 00:10 një qytetari nga një plumb qorr i është dëmtuar vetura–gjami i veturës Daimler Chrisller. Sipas viktimës predha mund të jetë nga gjuajtjet që janë bërë me rastin e festës. Në fshatin Drenoc, të Malishevës raportohet se nga një fishekzjarrë e shkrepur nga të dyshuar të panjohur, një zjarr e ka përfshi  një stallë. Njësiti zjarrfikës e ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 3.000 euro. Edhe në fshatin Marali të Malishevës rreth orës 00:10 raportohet se nga shkrepja e mjeteve piroteknike është kapluar nga zjarri ushqimi për bagëti, i një qytetari. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera edemit të shkaktuar sipas viktimës arrin 750 euro.

Në Mitrovicë, në ndërkohë një femër serbe ka raportuar se nga mjete piroteknike i është dëmtuar parafango në automjetin pezho 407 me targa lokale.

Në Kamenicë pak para momentit të ndërrimit të viteve është arrestuar një qytetar pasi që i njëjti nga ballkoni i banesës ka shtënë me armë zjarri në ajër. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë TT me një karikator dhe 8 fishek të cal.7.62mm.Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar  në procedurë të rregullt. Në Pejë ndërkaq rreth orës 00:00 një qytetar e ka denoncuar rastin kur nga ndërtesa në të cilën banon ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar 7 gëzhoja të cal.7.62mm. Nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here