Ndërrimi i ulëseve në minutën e fundit, i shpëtoi nga tragjedia

0

Derisa po uleshin në aeroplanin e “TransAsia Airways” që u përplas dje në një urë në afërsi të kryeqytetit të Tajwanit, Taipei, Lin Ming-wei dhe familja e tij, atë e kishte penguar zhurma. Ai shpejt pas ngritjes së aeroplanit e ka lutur stafin e kabinës nëse mund të kalonte në rreshtin tjetër në anën e djathtë të aeroplanit që po shkonte drejtë ishullit Kinmen në ngushticën e Taiwanit, kanë raportuar mediat lokale. Pak minuta më vonë aeroplani ishte përplasur në urë dhe kishte rënë në lum. Lin ishte duke luftuar për të dalë nga mbetja e aeroplanit dhe duke e kërkuar si i qmendur fëmijën e tij të vogël në ujërat e cekëta por të vrazhda të lumit. Por kërkimi nuk ka zgjatur shumë. E ka gjetur pas 3 minutash fëmijën. Buzët e tij ishin zbehur dhe zemra e tij nuk rrahte. Lin i ka dhënë atij ndihmën e parë. “Ai është fëmiu im i vetëm, unë gjithsesi duhet ta shpëtojë atë, nuk mund ta humbasë”, e ka cituar atë gazeta “Liberty Times”. Djali i tij ka mbijetuar, sikurse edhe gruaja e tij, megjithëse të dy kanë qenë në trajtim mjekësor në spital. Lin ka shpëtuar i padëmtuar dhe është i vetmi nga 15-të të mbijetuarit i cili nuk ka patur nevojë për tretman mjekësor. Lin e ndërlidhë mbijetimin e familjes së tij me vendimin e minutës së fundit për të ndërruar ulëset në aeroplan. Raportet preleminare kanë treguar se ishte pjesa e majtë e aeroplanit që ishte dëmtuar seriozisht në përplasje dhe Lin me familjen e tij në fillim ishin ulur në të majtë. Një shpëtimtar nga Depertamenti i Zjarrfikësëve të Taipeit që kishte mbërritur ndër të parët në skenë pasi aeroplani kishte rënë në lum, ka thënë se kabina ishte zhytur thellë në ujë kur ka hyrë ai. “Shumë udhëtarë ishin ngatërruar në lidhëset e ulëseve dhe ishin varur me kokë poshtë”, e ka cituar atë “Taipei Times”. Huang Chin-shun, 72 vjeq ka thënë se ai ka ndihmuar të shpëtoi 4 jetë duke ndihmuar të lirohen nga rripat e sigurisë. “Shpejt pas ngritjes unë e kam ndjerë se diqka nuk ishte në rregull”, i ka treguar ai filialit të CNN. “Unë mendova se diqka nuk ishte në rregull me motorrin, sepse unë gjithmonë e marr këtë fluturim”. Trembështjetë njerëz ishin nxjerr në fillim të përpjekjeve por përparimi është ngadalësuar kur uji e kishte mbushur komplet trupin e aeroplanit deri në mbrëmje kur një vinq e ka nxjerrë atë nga uji. Pas përplasjes së aeroplanit në urën afë kryeqytetit Taipei në të cilin po udhëtonin 58 persona, kryesisht turistë kinezë, kanë vdekur 31 veta, 12 edhe më tej mbesin të zhdukur, ndërkohë që 15 udhëtarë e kanë mbijetuar aksidentin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here