Ndërpritet seanca e sotme e Kuvendit, vazhdon “kur të krijohen kushtet”

0

Rreth orës 16:40 kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli ka vendosur ta ndërpresë seancën e kuvendit. Kjo ka ndodhur pasi depuetëtët e opozitës shqiptare në kuvend e kanë bllokuar foltoren dhe nuk kanë lejuar që të zhvillohen punimet e seancës. Veseli i ka lutur ata që të zënë vendet e tyre dhe t’i dëgjojnë duke raportuar për marrëveshjet e Brukselit kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi por pasi opozitarët nuk janë larguar kryeparlamentari ka vendosur ta ndërpresë seancën për sot, me sqarimin se ajo do të mbahet kur të krijohen kushtet. Njëkohësisht ai e ka ftuar opozitën për bashkëpunim për krijimin e këtyre kushteve. Veseli me vendimin e  tij i ka përgënjeshtruar përfoljet se pushteti po përgatitet që me polici t’i largojë deputettët opozitar nga salla e Kuvendit, ndërkohë që këta të fundit i kishin ftuar qytetarët në përkrahje dhe për mbrojtje nga policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here