Ndërpritet prodhimi në Trepçë, rrezikohet gjendja financiare dhe e sigurisë

0

“Në pamundësi të prodhimit në mungesë të licencës së shfrytëzimit, minierat e Stantërgut dhe Artanës, por edhe Trepça në përgjithësi do të jetë në gjendje të rëndë financiare. Përveç gjendjes së rëndë financiare, minierat do të vijnë në gjendje të rëndë edhe për çështje të sigurisë, të vendshfrytëzimeve dhe të minierës në përgjithësi. Kjo situatë ka krijuar vështirësi financiare për Trepçën dhe nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, do të jetë e papërballueshme dhe me pasoja të paparashikueshme për minierat e Trepçës. Kërkojmë nga institucionet qendrore që të reagojnë shpejtë, sepse mos vazhdimi i licencës, është duke çuar Trepçën në një pozitë të rëndë në aspektin e sigurisë, por edhe atë financiare”, është theksuar në një komunikatë nga Ndërmarrja “Trepça” Merret vesh se për mungesë licence aktualisht prodhimin e kanë ndërperë mniera e Stantërgut dhe ajo e Artanës. Sipas komunikatës të dyja këto miniera kanë aplikuar me kohë për vazhdim të licencës sipas Ligjit për Minierat dhe Mineralet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here