Ndërprerja e papritur e rrymës dogji makinën e “Solidit” në vlerë të afro 200 mijë eurove

0

Kompania e njohur për prodhimin e këpucëve “Solid” nga Suhareka ka patur një dëm të madh sot nga një ndërprerje e papritur e rrymës në Zonën Industriale të kësaj komune. Njëri nga pronarët e kësaj kompanie, Shefket Kuçi i ka thënë Portalit “Online” se ndërprerja e papritur e rrymës ia ka djegur një makinë e cila kompanisë i ka kushtuar afro 200 mijë euro kur e ka blerë.

Kompania i është drejtuar me një ankesë KEDS-it. Aty është njoftuar se sot me daten 03.07.2015 në ora 10:45 kompania është lajmëruar që do të ketë ndërprerje të energjise elektrike, dhe ka qenë darkordimi që kjo të bëhet në ora 11:30 .

“Ndërkaq në ora 15:15 pa paralajmërim është ndërprerë energjia elektrike duke krijuar probleme nga lëvizjat e tensionit ngritje-zbritje të pakontrolluar”, është bërë me dije nga “Solid”.

“Po iu njoftojmë përsëri që neve tash na duhen rreth 2 orë për të bërë instalimin e punëve. Deri kur kështu do të kemi probleme me ndërprerje të energjisë elektrike. Jemi dakorduar që këso lloj probleme mos me pas në të ardhmen”, i është drejtuar Kompania “Solid”, KEDS-it, duke kërkuar sqarime me shkrim për problemin e krijuar në Zonën Industriale të Suharekës.

Kopmpania ka kërkuar nga KEDS që të ngrisë një komision për verifikimin e makinës së djegur si pasojë e ndërprerjes së rrymës.

Kuçi ka tërhequr vërejtjen se kompania do të ndjekë rrugën gjyqësore për të kërkuar kompensimin e dëmit të shkaktuar. Ai ka vequar se nxjerrja jashtë përdorimit e makinës së djegur do ta dëmtojë komopaninën edhe në procesin e përgjithshëm të prodhimit dhe do të nxjerrë probleme edhe në përmbushjen e porosive të kontraktuara jashtë Kosovës.

11329743_1682031495352343_6665712670843208535_n

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here