Ndërprehet procesi zgjedhor në disa komuna,KQZ urdhëron të rifillojë procesi normal

0

Lidhur me ndërprerjen e procesit zgjedhor në Bashkinë e Tepelenës,Devollit dhe Roskovec për shkak të gabimeve në fletëvotimet për kandidatët për kryetar,Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve lëshon një deklaratë për media:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar diskutoi lidhur me problematikat e paraqitura nga KZAZ-të, nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë,  dh KZAZ 77, Bashkia Devoll. Këto KZAZ me anë të vendimmarrjeve përkatëse kishin pezulluar procesin në të gjitha QV-të në juridiksionin e tyre, për shkak të gabimeve materiale në fletët e votimit për kandidatët për Kryetar të bashkisë Roskovec e Tepelenë dhe për këshillin e Bashkisë Devoll. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë dhe KZAZ  77, Bashkia Devoll, të fillojë mënjëherë procesin e votimit në të gjitha qendrat e votimit në juridiksionin e tyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here