Ndërprehet ndeshja Trepça-Trepça 89,sulmohet gjyqtari (video)

0

Ka përfunduar para kohe derbi mitrovicas ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89.


Pranë minutës 70-të, gjyqtari kryesor i ndeshjes Bajram Gashi është sulmuar nga një zyrtar i Trepçës, pasi më parë kishte ndëshkuar me karton të kuq Bujar Idrizin.

Futbollistët vendës nuk kanë qenë të kënaqur me këtë dhe vendimet e tjera të gjyqtarit kryesor, Gashi, i cili pas sulmit largohet dhe futet nën mbrojtjen e kordonit të Njësisë Speciale të Policisë, së bashku edhe me gjyqtarët e tjerë të ndeshjes, raporton KTV.

Derbi i rivalëve vendor në ato çaste i takonte Trepçës ’89, që kishte kaluar në epërsi në minutën e 64-të me golin e Argjend Mustafës.

Ndeshja ka qenë e tensionuar tërë kohën, me gjyqtarin Gashi që largoi nga loja trajnerin Ajet Shosholli, futbollistin korean Lee dhe ndihmësin e Shoshollit, Sheremet Isufin.

Menjëherë pas golit, gjyqtari Gashi nuk ka larguar nga loja, kapitenin e Trepçës, Shpëtim Babajn, i cili ka qëlluar me bërryl në fytyrë, mesfushorin Emin Baliqi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here