Ndërhynte në llogaritë bankare të klientëve

0

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, me 27.02.2015 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka ndërhyrë në llogarit bankare të klientëve të ndryshëm duke bërë transaksione të ndryshme si dhe duke futur klient të ndryshëm garantues pa dijen e tyre”, ka njoftuar sot Policia e Kosovës, Zyra për Informim nga Prishtina. Policia ka bërë me dije se rasti i cili ka ndodhur në Rajonin e Gjilanit është kualifikuar si “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe se është në hetim e sipër nga njësiti relevant policor. Por policia nuk ka njoftuar nëse personi i dyshuar është arrestuar. Nga të dhënat e pakta që jepen nga policia mund të supozohet se i dyshuari duhet të ketë qenë zyrtarë në ndonjë bankë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here