Ndër sfidat kryesore të kryeprokurorit Lumezi edhe krimet e luftës

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim njoftues Kelly Gavagan, shef i projektit EROL dhe Mark Hough këshilltari i lartë në këtë projekt.
Kryeprokurori Lumezi, i ka njoftuar të pranishmit me synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit, me sfidat me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit, si dhe sistemi prokurorial i Kosovës në tërësi. Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.
Kryeprokurori Lumezi, duke e falënderuar EROL-in për mbështetjen që i ka dhënë prej vitesh sistemit të drejtësisë në vendin tonë, kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj edhe në të ardhmen. Të dyja palët u pajtuan që të thellohet bashkëpunimi në mes të Prokurorit të Shtetit dhe projekteve të USADI-it në fushën e sundimit të ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here