Ndalohet dhe kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për N.R. pasi i gjenden mbi 6 kilogram heroinë

0

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar sot se me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, dje Policia e Kosovës e ka ndaluar personin N.R. , nga komuna e Suharekës, i cili dyshohet që ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KP-së. Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit të personit N.R., pasi që Policia ka gjetur substancën e dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 6.854, 48 gram. Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, N.R., në afatin prej 30 ditësh me qëllim të zhvillimit të hetimeve pa u penguar rrjedha të hetimeve, nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prizren. Aktualisht ky person gjendet në ndalim prej 48 orësh në Stacionin Policor në Suharekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here