Ndahen çmimet e para në Festivalin e Kanës

0

Një nga seksionet zyrtare të Festivalit të Kanës, Un Certain Regard ka ndarë çmimet e para për më të mirët në këtë festival.

Çmimin e jurisë e ka fituar filmi “The High Sun” nga kroati Dalibor Mataniç i cili flet për tri histori dashurie në tri shtete ballkanike në kohën prej tri dekadash.

Japonezi, Kiyoshi Kurosawa është shpallur si regjisori më i mirë me “Journey to the Shore”.

Çmimi kryesor ka shkuar për filmin “Rams” nga  nga Grimur Hakonarson i cili flet për ribashkimin e dy vëllezërve pas një kohe të gjatë me qëllim të kultivimit të deleve.

Çmimet kryesore të këtij edicioni të filmit në Kanë do të jepen gjatë mbrëmjes së sontme kur edhe përfundon zyrtarisht festival.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here