Nazim Bllaca “molla e sherrit”…!

0

Ndërkombëtarët po kërkojnë lirimin e tij nga burgu, me arsyetimin se tashmë ka vuajtur një të tretat e dënimit siç parashihet me ligjet e ish-Krahinës së Kosovës, e vendësit po bazohen në Kodin e ri të Procedurës Penale, që parasheh vuajtjen e dy të tretave të dënimit.

Bllaca është i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit, të kryer në vitin 1999, përcjell. Është i vetmi nga grupi kriminal i dërguar në vuajtje.

Të tjerët janë në liri, pos Driton Hajdarit, i cili është dërguar në burg për shkak të arratisjes. Në arrati janë edhe Shpresim Uka e Bekim Syla, derisa në liri janë Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Ky grup është dënuar një vit para Bllacës, por autoritetet kanë vendosur t’i lënë ende në liri./Koha.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here