Nazarko: Ja pse PD s’vjen kurrë më në pushtet

0
Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.

Diskutimet për zgjedhjet që nxorën anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike në emisionin “Dritare” në News 24 janë tensionuar, teksa gazetarja Anila Basha ka “shpërthyer” kundër këtij procesi, duke e cilësuar të manipuluar.

Tre përfaqësuesit e PD-së në panel, Fatbardh Kadilli, Çlirim Gjata dhe deputetja Oriola Pampuri duke iu drejtuar gazetares, thanë se ajo po hedhe baltë ndaj një procesi të ndershëm ku u votua sipas parimit një anëtar një votë për të zgjedhur “ekipin e ri” të Lulzim Bashës.

Duke qenë se jashtë Kryesisë mbetën emra të rëndësishëm si Ervin Salianji apo Genc Pollo, debati është ndezur dhe analisti Shpëtim Nazarko ka kritikuar Sekretarin e ri për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjatën.

Debati mes tyre lidhur me formën sesi PD do të vijë në pushtet ka devijuar dhe Nazarko ka thënë se kjo opozitë nuk do ta rrëzojë dot asnjëherë Edi Ramën, pasi populli e gjykon negativisht sipas tij për vjedhjen e 10 votave kur KQZ drejtohej nga Çlirim Gjata në garën Rama-Basha për Bashkinë e Tiranës.

“Vjedhja më e madhe në historinë 25 vjeçare që Çimi ka drejtuar zgjedhjet është vjedhja e 10 votave në Bashkinë e Tiranës. Për këtë vjedhje nuk vini më në pushtet ju, ta harroni. Unë jam i bindur se pas Ramës mbaron edhe PS-ja edhe PD-ja. S’ka më lider”, tha Nazarko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here