NATO përkrah transformimin e FSK-së në FAK

0

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj po qëndron në Bruksel ku së bashku me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, kryetaren e Komisionit për Integrime, Teuta Sahatqija dhe Gjeneralin Kadri Kastrati kanë vizituar selinë e NATO-së dhe janë takuar me zyrtarë të lartë të këtij institucioni

Në një postim në Facebook, ish ministri Hoxhaj ka thënë në NATO ekziston përkrahja për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

“Duhet theksuar se është një mbështetje e mirëfilltë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura veçmas nga shtetet kryesore anëtare dhe vendimmarrësit e saj” ka shkruar Hoxhaj.

Më tej, Hoxhaj i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos vonohet në marrjen e vendimit për ta themeluar FAK-un dhe bërë Kosovën me ushtri.

Vizita e Hoxhajt dhe një grupi vendimmarrësish nga Kosova në selinë e NATO-së po bëhet me organizimin e misionit të SHBA-së në këtë organizatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here