Naser Aliji rikthehet te Baseli

0

Karriera e futbollistit të kombëtares shqiptare, Naser Aliji merr një kthesë të papritur. 21-vjecari, i cili nga Janari i këtij viti luante në formën e huazimit te Vaduzi në kampionatin zvicëran, është kthyer menjëherë te Bazeli, që zotëron kartonin e tij. Lajmi konfirmohet nga mediat zvicërave, që e lidhin këtë lëvizje me dëmtimit e mbrojtësit të majtë të Bazelit, Adama Traore. Në mungesë të një alternative në këtë rol, kampionët e Zvicrës vendosën të ndërprisnin huazimin e lojtarit te skuadra nga Lihtenshtejni, duke e kthyer në shtëpi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here