Napoleon Bonaparti ishte me origjinë arbëreshe

0

Napoleon Bonaparti del në skenën franceze si ushtarak, duke përdorur artilerinë për të shpërndarë turmat e armatosura që përpiqeshin të pengonin punimet e Konventës (legjislatura franceze) në Paris – ishte fillimi i fundit të epokës së Revolucionit. Kjo ka ndodhur më 4 tetor 1795. Pas 9 vjetësh, ai do të shpallej Napoleoni I, Perandor i Francës deri më 1814 kur u hoq nga froni, u burgos në  Elba, u arratis, u përpoq për t’u kthyer, por humbi në betejën e Vaterlosë më 1815, vdiq në ishullin Shën Helena, i izoluar, i sëmurë ose i helmuar. Napoleoni ishte perandori i parë francez që nga koha e Karlit të madh (881-887). Dihet se familja Bonaparti e ka prejardhjen nga Korsika – të parët e tij ishin shpërngulur aty nga Toskana e Italisë  – si të ardhur nga Morea (Peloponez), vendbanim arbëresh pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. Historiani i njohur francez i shek XIX, Adolf Thieres citohet se kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit, u bë mbret i Napolit në vitin 1806, dhe një grup arbëreshësh shkuan për t’i uruar mirëserdhjen – Bonaparti u tha: Edhe familja ime është me prejardhje arbëreshe. Marie Josef Louis Adolphe Thiers (1797-1877) – autor i një historie shumë-vëllimëshe franceze, shërbeu për disa mandate si kryeministër i Francës mes viteve 1830 – 1845. Në historinë e tij, Thiers thotë se kur Napoleon Bonaparti zemërohej, ai shante në një gjuhë të pakuptueshme për ata që e rrethonin. Bonaparti njihet edhe për atë që quhet Kodi i Napoleonit, Kodi civil francez, baza e kodit civil mbarë-evropian – bazuar në Kodin e Justinianit – që lejon lirinë e fesë dhe i pret udhën korrupsionit në sfera të larta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here