Nait Hasani: “Organet e drejtësisë t’i hetojnë akuzat për arsimin në Prizren”

0

PRIZREN, 22 SHKURT – Kryesuesi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Nait Hasani nuk beson se një vend i punës në arsimin e Prizrenit kushton 6 mijë euro. Ai thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me këto akuza të ngritura në opinion.
“Unë e lexova shkrimin e Rami Berishës për keqpërdorimet. Unë nuk besoj që ka diq të vërtet”, thotë Hasani për PrizrenPress.
Gazetari Rami Berisha në një letër publike dërguar Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit, ka bërë një varg akuzash në drejtim të Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Sipas tij, çmimi për një vend pune në Arsim ka arritur në 6000 mijë euro dhe se po përdoret edhe emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Ai shprehet i gatshëm të përballët edhe në gjykatë me drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn.
“Une jam institucionalist dhe do të doja që çështja të shkojë në gjykatë, prandaj i kam bërë thirrje të parëve të shtetit që të jenë dëshmitar në burgosjen time dhe dënimin, sipas ligjeve të Kosovës”.
Kryesuesi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Nait Hasani, thotë ndërkaq se organet e drejtësisë duhet t’i ndricojnë këto akuza publike.
“Nëse ka diç të tillë duhet organet e drejtësisë të thonë fjalën e vet. Unë nuk po besoj në këto akuza, sepse janë më shumë thashetheme”.
“Por, nëse ka diç, kjo është skandaloze. Drejtësia duhet të fillojë hetimet dhe nëse ka diq të vërtet t’i dënojë kushdo që është, sepse njerëz të tillë kanë ndikuar edhe në migrimin e shqiptarëve”.
“Kushdo që e ka bërë duhet të dënohet, sepse të tillët nuk kanë as etni, as parti ”
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj paralajmëron se për këto akuza do të ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha.
“Të thashë se nuk jam në dijeni dhe kur të kthehem do të ngrisë padi ndaj tij për shpifje”.
Çoçaj mohon se në punësimin e mësimdhënësve ka dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”,ka thënë Çoçaj për “PrizrenPress”.
“Është vet Rami Berisha që ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait dhe i kam thënë se nuk mund t’i përzihem Komisionit”.
Ai tregon se në Komision nuk merr pjesë që tre vite.
“Nëse e ka përmend Komisionin duhet me ta të bisedoj, sepse ka tre vite që unë nuk jam pjesë e Komisionit . Prandaj, shiko mirë si është shprehur”./PrizrenPress.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here