Nait Hasani ka një propozim për Presidenten e Kosovës në raport me Prokurorët e Shtetit

0

Akuza dhe kundërakuza pati dje dhe sot nga anëtarët e Prokurorisë së Shtetit.Duke u bazuar në këto sulme dhe në një imazh jo të mirë të Prokurorëve dhe Prokurorisë,një reagim në rrjetin social Facebook pati edhe deputeti i Partisë demokratike të Kosovës Nait Hasani.Ja komenti i tij:

A duhet të kemi besim në Prokurorët e shtetit ?

A duhet të kemi besim në Prokurorët e shtetit pas gjithë këtyre fyerjeve e talljeve me shtetin e Kosovës dhe papergjegjësinë e tyre ndaj shtetit ?

Krejt çka pamë nëpër konferenca e mbledhje të tyre dhe në debatet në zgjedhjen e prokurorit të shtetit , pamë një gjë shumë të turpshme dhe të rëndë mediatikisht në thyerjen e besimit të qytetarëve tanë në  mbrojtesit e shtetit, në Prokurorët. Kur prokurorët e bënë këtë gjë të turpshme, çka mund të presin dhe si mund të presin qytetarët e Kosovës mbrojtjen tyre dhe te shtetit nga keqpërdorime të keqpërdoruesit, ku keqpërdorues janë vetë prokuroret. Ku keqpërdorimet po fillojnë nga prokuroria e shtetit. Jo rastesisht dhe ne në Kosovë e kemi këtë gjendje në shtetin tonë, sepse kemi prokuror të tillë, të papërgjegjshëm dhe sistem të drejtesisë të turpshëm.
Prandaj kërkoj nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga të shkarkon të gjithë prokurorët e shtetit.
Të krijoj një komision hetimor dhe të nisin hetimet ndaj këtyre prokurorëve për keqpërdorim publik dhe fyerje të shtetit të Kosovës me formën e përzgjedhjeve të tyre.
Këta prokuror e kanë kap shtetin e Kosovës, pa shkarkimin e tyre në Kosove nuk ka e nuk mund të ketë mbrojtje të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Presidentja nuk duhet të dekretoj asnjë prokuror në të kundërtën edhe presidentja është përgjegjëse për kapjen e shtetit nga klanet në sistemin prokurorial të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here