Nait Hasani: E mbështes Hashim Thaçin për president

0
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka thënë se e mbështetë kandidaturën e Hashim Thaçit për president të Kosovës.
Ai në një intervistë për emisionin “Info-Box” të “TV Dukagjinit” ka thënë se nuk dëshiron që zgjedhja e presidentit në Kuvendin e Kosovës të përcillet me gaz lotsjellës dhe pengim të mbajtjes së seancës. “Ne kemi strukturat e brendshme të partisë, ne kemi pasur konventën tonë, ku Hashim Thaçin e kemi rizgjedhur si kryetar, me ç’rast është paraqitur edhe kandidatura e tij për president të vendit. Kjo kandidaturë e ka mbështetjen e PDK-së. Tani është çështje e koalicionit se a do ta mbështet ose jo Thaçin në rrugën e tij për president, ndonëse marrëveshja për krijimin e qeverisë në mes PDK-së dhe LDK-së thotë se kandidati i PDK-së do të jetë zyrtarisht kandidat për shefin e shtetit. Unë personalisht e mbështes Hashim Thaçin për pozitën e presidentit”, ka thënë Hasani.
Hasani ka folur edhe për atë se kush do të mund ta zëvendësonte Thaçin në pozitën e liderit të partisë. Në këtë kontekst Hasani ka deklaruar se PDK-ja ka shumë njerëz të përgatitur politikisht dhe profesionalisht. “Kandidat mund të jetë Veseli ose edhe të tjerët. Kadri Veseli është një punëtor i mirë, një familjar i mirë, një njeri i gatshëm të përballet me sfida”, është shprehur Hasani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here