Naim Tërnava: Sulltan Murati kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav

0

Myftiu Naim Tërnava ka qenë i pranishëm në ceremonin e përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës.

Ai ka thënë  se “është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”.

“Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshijë nga faqja e dheut”, u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here