Naim Tërnava ngushëllon Turqinë

0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka ngushëlluar Turqinë me rastin e sulmit të fundit, ku humbën jetën disa persona.

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI

I dashur DR. Mehmet Gormez
Kryetar i Çështjeve fetare të Republikës së Turqisë (DIJANET-it)

Me dhembje e pikëllim mësuam lajmin për aktin e shëmtuar terrorist në Stamboll ku pësuan qytetarët e pafajshëm.
Andaj, në emër të BIK, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, popullit turk e para së gjithash familjeve të viktimave të pafajshme, për të cilët lutemi që Zoti t’u jap durim e gajret, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejt. .
Dashtë Zoti që akte të tilla që marrin jetë, sjellin viktima, dhunë e terror të mos përsëriten askund.
Duke u solidarizuar me ju dhe të gjithë ata që janë prekur nga ky akt terrorist, edhe njëherë, shprehim dhembjen tonë për ngjarjen e sotme dhe shpresojmë e lutemi për një të ardhme të ndritshme në paqe, mirëkuptim e harmoni.
Me respekt e dhembshuri,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here