Naim Tërnava ka përgjigjje për ISIS-in

0

Bashklësia Islame do të jetë një derë e hekurt për të gjithë personat që e kërcënojnë atë, ka thënë Naim Tërnava, i cili është edhe Myftiu i Kosovës.

Ai ka folur kështu pas publikimit të një dokumentari propagandistik për Ballkanin nga seksioni për media i ISIS-it, Alhayat Media Center, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan i cili fillimisht u publikua nga Klan Kosova.

Dy shqiptarët që flasin në të janë Abu Bilqis (Al Albani), dhe Abu Muqatil (Al Kosova) ku ky i fundit e dha edhe një porosi për jobesimtarët në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ia bani myslimanëve”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here