Naim Maloku:Skender Hyseni po rren,neve na duhet e vërteta

0
Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Naim Maloku, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hysenit, në lidhje me ngjarjen në Kumanovë.
Ai në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka dy ministra të Punëve të Brendshme, duke u mbështetur në ndryshimin e deklaratave të ministrit Hyseni për situatën e fundit në Kumanovë.
Deklarata e plotë e Naim Malokut:
Qeveria e Kosovës me dy ministra të PB-së,
Për rastin e Kumanovës
Skënder Hyseni 1. Më 9 dhe 10 maj pati thënë: “Unë di çdo gjë, por informatat s’mund t’i ndajë me publikun”.
Skënder Hyseni 2. Dje para Komisionit të Kuvendit tha: “Unë s’di asgjë”.
Njëri nga këta të dy po rrenë, ndërsa neve na duhet e vërteta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here