Naim Maloku: Gjykata Speciale do të votohet në kuvend, mosvotimi ishte i përkohshëm

0

Naim Maloku, ish zyrtar i lartë i AAK-së së Ramush Haradinajt sot e ka komentuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook mosvotimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Ai i ka quajtur “cirk” zhvillimet e së premtes në Kuvendin e Kosovës. Seanca ku u refuzua Gjykata Speciale sipas Malokut ishte një betejë e humbur e opozitës, ndërkohë që ai mendon se “Gjykata speciale do të votohet po në këtë kuvend”.

 

Lexoejeni më poshtë postimin e plotë të Naim Malokut:

 

“Për Gjykatën Speciale

Pas atij “cirku” në Kuvendin e Kosovës besoj qe tani mundë të flasim më qartë dhe më realisht se çka në të vertetë ndodhi në dhe gjatë seancës.
Pasi që Kosova ka qenë ,dhe është ,edhe projekt Ndërkombëtar, mosvotimi i përkohëshem i Gjykatës Speciale e rikonfirmon, dhe e vërteton, edhe një herë qe Hashim Thaqi është i vetmi partner Ndërkombëtar në skenen politike të Kosovës.
Opozita e ndihmoi Isa Mustafen që shumë probleme mbrenda LDK s pas Kuvendit të sajë zgjedhor të qitën në rend të dytë dhe të minimizohen fare duke e forcuar edhe poziten në koalicionin qeverisës në raport me Thaqin dhe PDK n.
Opozita pësoi debakël në garen se cili grupacion, opozitar pra, po e merr primatin e të parit kundërshtar të faktorit Ndërkombëtar duke i barazuar ato shtete qe e ndihmuan pa kurësim Kosovën me ato qe de fakto edhe janë armike të sajë.
Seanca e kaluar e Kuvendit, në fakt, ishte një betejë e humbur e opozitës deri në ate masë qe veshtirë që do e merr veten edhe për zgjedhjet e rradhës.
Gjykata Speciale do të votohët po në këte Kuvend.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here