Nikoliq: Na pret konfrontim i rëndë me kërkesën e SHBA për Kosovën

0
Predsednik Srbije Tomislav Nikolic i ambasador SAD u Srbiji Majkl Kirbi razgovaraju tokom danasnjeg susreta u Predsednistvu Srbije u Beogradu. (BETAPHOTO/NENAD PETROVIC/DS)

Tomislav Nikoliqi po mendon të largohet nga politika. Ai këtë e ka paralajmëruar në një bisedë për gazetën e Beogradit “Kurir” duke thënë se tani e ka kohën për t’u kujdesur për familje.

Ai në këtë intervistë nuk ka mundur të mos flasë për Kosovën, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë Nikoliq ka përmendur kushtëzimet me Kosovën ndaj Serbisë për anëtarësim e saj në BE dhe ai këto i kushtëzime i ka quajtur të papranueshme.

Ai ka folur edhe për kërkesën e hapur të SHBA që e paraqiti ambasadori amerikan Michael Kirby që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

“Ambasadori Kirby, kur foli për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ka bërë krahasime me dy Gjermanitë. Por kjo nuk është e zbatueshme në rastin tonë. Gjithë bota e ka njohur Gjermaninë Lindore. E a e kemi ditur këtë ne? Mendoj se e kemi ditur. Kurrë nuk na është thënë publikisht, kurrë zyrtarisht,

E tani po na thuhet.

Dhe kështu është. Më së pari na e ka thënë Johannes Hahn në Beograd, gjë që edhe e kam komentuar dhe mediet u nisën kundër meje se po shkaktoj panik dhe se jam kundër integrimeve evropiane . E thashë këtë në opinion dhe heshta. Nuk kam ndikim në këtë, por e kam për detyrë ta them të vërtetën. Na pret konfrontim i rëndë me kërkesën e SHBA për Kosovën.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here