Myftiu i Beogradit: Muhamedi dhe Jezusi kanë qenë komunistë

0

Myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic, i cili pritet ta lë këtë, post për t’u bërë ambasador i Serbisë në Arabinë Sauditë, në një intervistë për mediat serbe ka thënë se Jezusi dhe Muhamedi kanë qenë komunistë. Ai ka thënë se nuk guxon të ndërlidhet ateizmi me komunizmin.

Keni shpërndarë kohë më parë në rrjetet sociale një incizim në të cilin janë të incizuar besimtarët duke shkuar në njërën nga xhamitë më të mëdha në botë?

Jusufspahic: Rusët mund të jenë model për serbët në gjithçka, por edhe në këtë sepse kanë kaluar së bashku sprovën e ateizmit. Duhet të provojmë që fjalët komunizëm, socializëm, t’i fshijmë nga ateizmi sepse është një punë djalli që kapitalizmit t’i përshkruajmë teizmin,  ndërsa komunizmit ateizmin.

Jezusi dhe Muhamedi nuk kanë qenë kapitalistë por komunistë, socialistë, kanë pasur dëshirë të punojnë për barazi ndërmjet njereëzve në të gjitha aspektet. Është fakt historik se kemi kaluar bashkë edhe ata në BRSS edhe ne në Jugosllavi në ateizëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here