Myftiu arab: Loja e shahut është e ndaluar në islam

0

Myftiu i madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah el-Sheikh ka thënë se loja e shahut është e ndaluar në Islam, duke thënë se ajo inkurajon bixhozin, që sipas tij është humbje kohe.

Ai tha se loja e shahut është e përfshirë në lojërat e fatit, është humbje kohë dhe e parave, e cila shkakton urrejtje në mes të lojtarëve”, ka thënë myftiu i madh i Arabisë Saudite, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

El-Sheikh thotë se iu është referuar ajetit (vargut) në Kur’an, për ndalimin e bixhozit.

Nigel Short, mjeshtri britanik i shahut, i tha BBC se ndalimi i shahut në Arabinë Saudite do të ishte një tragjedi e madhe.

“Unë nuk e konsideroj shahun të jetë kërcënim për shoqërinë”, tha ai.

“Nuk ka gjasa që vendimi i Al-Sheikh do të zbatohet. Për më tepër, ndoshta ky vendim ishtë si opinion këshillues dhe jo dikret formal”, ka thënë Nigel Short për BBC.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here