Myftinia në Elbasan, ndihma për të përmbyturit dhe të bllokuarit nga dëbora

0

Myftinia e Elbasanit ndihmon familjet e përmbytura nga reshjet e shiut dhe të bllokuara nga dëbora. Për këtë qëllim u mblodhën në një takim të gjithë imamët e zonave rurale për të diskutuar me sektorin e “Thirrjes dhe Kulturës Islame” dhe përfaqësues së Shoqatës “Rahma Mercy” për situatën e krijuar dhe për të koordinuar mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet e dëmtuara.

Ndihma janë shpërndarë në zonën më të dëmtuar atë të Gramshit. Në shpërndarjen e këtyre ndihmave ka asistuar kryetarja e bashkisë znj. Luljeta Dollani.

“Ne do të ndodhemi pranë familjeve në nevojë dhe do të ndihmojmë sa të mundemi”, u shpreh myftiu i Elbasanit Agim Duka./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here