Mustafa:”Marrëveshja e Brukselit nuk interferon në asnjë ligj të Republikës sonë”

0

PRISHTINË, 12 SHKURT – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e ka njoftuar sot kabinetin qeveritar në lidhje me raundin e fundit të dialogut me Serbinë në Bruksel. Kryeministri ka vlerësuar se marrëveshja është arritur me një punë të madhe të delegacionit kosovar që ka qëndruar në Bruksel dhe sipas tij “ajo ruan sistemin unik të drejtësisë në Kosovë; aplikon legjislacionin kosovarë në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ruan autoritetin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjeve dhe institucioneve të Kosovës”. “Marrëveshja nuk interferon dhe nuk është në kolizion me asnjë akt ligjor të Republikës së Kosovës dhe siguron integrimin e komuniteteve në veri të vendit në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here