Mustafa:Ish “kuadrot” e LDK-së që vallëzuan dhe bënë dashuri me…,nuk vlejnë as pesë pare

0

Kryetari i LDK­së, Isa Mustafa, ka mohuar se ka pasur përleshje mes anëtareve të partisë në nëndegën e LDK­së në lagjen `Tophane` të Prishtinës, ashtu siç është raportuar në media sot gjatë ditës.

Ja postimi i plotë në rrjetin social Facebook:

Lidhja Demokratike e Kosovës po kalon një proces të thellë demokratik në zgjedhjet e brendshme të saj. Interesimi tepër më i madh i anëtarësisë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, është ajo çfarë në veçanti i karakterizon këto zgjedhje. Kjo flet në mënyrën e vet për besimin e shtuar të qytetarëve dhe simpatizantëve në LDK-në si forcë politike me demokraci të brendshme dhe qasje vizionare për të ardhmen. LDK dhe anëtarësia e saj, e ka të qartë se kush mund të flet në emër të saj, se kush e ka besimin e degëve dhe të anëtarësisë.
Disa “kuadro”, që moti e kanë braktisur LDK-në, që kanë vallëzuar e bërë dashuri me shumë parti dhe aleanca tjera, nuk vlejnë as pesë pare për LDK-në e sotme. Predikimet e tyre, vlejnë vetëm për shitësit e “lajmeve” dhe ata që ia bëjnë qejfin veti.
Në Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë, sikurse edhe në çdo degë dhe nëndegë anembanë Kosovës, udhëheqja e LDK-së po drejton proceset zgjedhore me legjitimitet dhe përkushtim të plotë. Një LDK e fortë dhe me demokraci të zhvilluar është në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Të atyre që e duan dhe nuk e duan. LDK është në qendër të vëmendjes. Një fjalë popullore thotë: pas atit të mirë ngritët pluhur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here