Mustafa:”Delegatët kanë qenë të vetëdijshëm dhe të moralshëm për votën e tyre”

0

Isa Mustafa, ka folur pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDK-së duke thënë se procesi ka qenë i rregullt dhe demokratik.

Zërat që kundërshtuan zgjedhjen e tij, Mustafa tha se nuk do t’i dëgjojë dhe nuk do të merret me ata që këtë proces e quajtën si formë diktature.

“Ishte një kuvend i suksesshëm ashtu siç e ka natyrën LDK-ja me mundësi të vërejtjeve, me vota ashtu siç e parasheh rregullorja edhe statuti dhe me pajtim të pjesës dërmuese të delegatëve të Kuvendit. Në fjalorin e atyre që e kanë në mendësinë e tyre diktaturën nuk merrem. Delegatët që kanë qenë këtu janë të vetëdijshëm dhe të moralshëm për votën e tyre, pasi që është pronë e tyre”, tha Mustafa.

“Ata më kanë votuar në përjashtim të dy apo tre të tjerëve dhe çdo cilësi tjetër është edukatë e tyre personale”, tha tutje Mustafa.

Mustafa shtoi se me këtë zgjedhje LDK do të jetë edhe më e madhe dhe e organizuar në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here