Mustafa zotohet të zbardh vrasjet e zyrtarëve të LDK-së dhe status adekuat për ata

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka pritur sot në takim disa familjarë të veprimtarëve të LDK-së, të vrarë pas luftës në Kosovë. Kryeministri Mustafa sipas një njoftimi nga kryeministria i ka falenderuar familjarët e veprimtarëve të LDK-së për vizitën e tyre, “duke çmuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm që këto personalitete të shquara të lëvizjes për liri, kanë dhënë për lirinë dhe demokracinë në Kosovë, kontribut që po çmohet brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës”. Kryeministri po ashtu i ka siguruar ata për angazhimin e tij për të kontribuuar në çdo formë për zbardhjen e vrasjes së këtyre personaliteteve të shquara dhe për statusin e tyre. Familjarët e veprimtarëve të LDK-së, e kanë uruar kryeministrin Mustafa për detyrën, duke theksuar se është koha e fundit që sistemi i drejtësisë në vend, të zbardh vrasjet e veprimtarëve të LDK-së si dhe që të trajtohet statusi i tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here