Mustafa Vuçiqit: ”Dobar dan”, Vuçiqi ia kthen anglisht

0

Kryeministri Isa Mustafa është shfaqur me disponim të lartë në takimin me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Homologun e tij serb e ka përshëndetur në gjuhën serbe ”Dobar dan” ndërsa pamjet nuk kanë treguar shtrëngim duarsh ndërmjet Vuçiç dhe Thaçit.

Disponimi i mirë ka vazhduar edhe në sallën e takimit, ku Kryeministri Mustafa sërish ka folur në gjuhën serbe “Dobar dan” ndërkohë që Vuçiç në korridor reagimin e parë e ka bërë në gjuhën angleze. “Here they are” ka thënë Vuçiç pasi ka parë delegacionin kosovar, shkruan Gazeta Express.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here