Mustafa vazhdon t’i quajë sindikalistët e arsimit, tekanjozë e të motivuar politikisht

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti e kanë njoftuar sot kabinetin qeveritar për përmbushjen e obligimeve për sigurimin e pagesës së përvojës së punës për punëtorët e arsimit para universitar, duke siguruar se pagesat do të kryhen sipas vendimit të Qeverisë dhe se arsyet për grevën e paralajmëruar të punëtorëve të arsimit sipas tyre nuk ekzistojnë.

Kryeministri Isa Mustafa, duke folur për përmbushjen e të gjitha detyrimeve sa i përket punonjësve të arsimit, u shpreh se për arsimin është bërë më shumë sesa që është bërë për shërbyesit civilë dhe punonjësit tjerë, të cilët financohen nga Buxheti i Kosovës.

“Kështu që nuk ka asnjë arsye të mos mbahet mësimi. Një gjë është e qartë, se shkollat ne nuk i kemi për të paguar pagat për arsimtarët, shkollat ekzistojnë për t’iu dhënë mësim fëmijëve tanë. Ai është funksioni themelor i shkollës, që të sigurohet mësimi për fëmijë dhe jo që dikush të marr pagë dhe të mos punojë dhe të mos mbajë mësim. Duhet të gjithë ne të kemi përgjegjësi dhe për këtë duhet të kenë përgjegjësi edhe punonjësit e arsimit dhe organizatorët e grevës, sepse nuk mundet askush që të marrë pagë, ndërkaq mos ta bëjë punën për të cilën e merr pagën. E them publikisht se ne kemi bërë më shumë se që kemi potencial buxhetor, sepse buxheti, siç u informuam edhe nga ministri i Financave, nuk është në gjendje të mirë sa i përket kapacitetit për të përmbushur të gjitha obligimet, përkatësisht të gjitha të dalat që ne i kemi planifikuar me buxhet dhe ato që nuk i kemi të planifikuara. Nga fakti se ne kemi pasur investime, në periudhën e kaluar ne kemi pasur edhe shpronësime, të cilat edhe janë përcjellë kët
ë vit që të përmbushen detyrimet, domethënë kemi 160 milionë obligime, të cilat edhe nuk i kemi të parapara si shpenzime buxhetore, por të cilat duhet t’i përmbushim me çdo kusht. Në këtë aspekt unë konsideroj se individë të caktuar, pa marrë parasysh se a i takojnë sindikatës apo jo, duhet të jenë të përgjegjshëm sa i përket shkollës, sa i përket arsimit, sepse çdo njëri duhet ta merr përgjegjësinë se është fëmija në rrugë apo është në shkollë. Ne e kemi përgjegjësinë dhe ne iu sigurojmë pagat që fëmijët tanë me qenë në shkollë, që arsimtarët tanë të japin mësim dhe të kryejnë detyrimet e tyre, ndërkaq, në qoftë se dikush këtë e bën për arsye politike ose arsye tjera dhe teke tjera, ai nuk mund të ketë përgjegjësinë që të merr vendime lidhur me shkollën, të merr vendime lidhur me fëmijët, sepse askush nuk guxon që të merr vendim që fëmija mos të jetë në shkollë, por të mbetet në rrugë. Ne si qeveri nuk do të përkrahim sjellje dhe vendime të tilla dhe nuk do të përkrahim individë në sindikata të tilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here