Mustafa u takua me përfaqësuesë të bizneseve në Gjermani

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ka zhvilluar sot një takim me Shoqatën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në të cilën bëjnë pjesë biznese me renome që operojnë në Gjermani.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e delegacionit, sipas një njoftimi për media nga kryeministria është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve nga kompanitë gjermane në Republikën e Kosovës.
“Kryeministri Isa Mustafa i informoi përfaqësuesit e bizneseve për masat që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për avancimin e vazhdueshëm të ambientit dhe kushteve të të bërit biznes në Kosovë dhe për resurset e shumta që posedon Kosova. Ai poashtu i njoftoi lidhur me projektet që po zhvillohen në Kosovë në infrastrukturë rrugore, hekurudhore si dhe për aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik, si në bujqësi, duke përmendur ndër të tjera avancimin  e sistemit të ujitjes”, është bërë me dije në njoftim.
Kompanitë gjermane, siq thuhet aty “shprehën interesimin e tyre për projektet e prezantuara nga delegacioni kosovar”.
Sot në mëngjes, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, kanë vizituar Termoelektranën e Berlinit “Vattenfall”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here