Mustafa: Trendet e migrimeve ilegale, të orkestruara nga grupet kriminale

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një deklarate publike e ka përgëzuar aksionin e Europol dhe Eurojust si dhe bashkëpunimin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ku u arrestuan grupe të krimit të organizuar të involvuar në trafikim me qenie njerëzore nga Kosova për në vendet perëndimore.
“Aksioni i sotëm dëshmon se trendet e fundit të migrimeve ilegale ishin të orkestruara dhe të organizuara nga grupet e ndryshme kriminale. Këto grupe i kanë shkaktuar dëm qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve, por edhe vendit tonë në përgjithësi”, ka theksuar Mustafa.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha vendet për luftimin e krimit të organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës”, është zotuar ai duke përmbyllur: “Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë që proceset integruese të dëmtohen nga veprimet e paligjshme të grupeve kriminale.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here