Mustafa thotë se opozita tash nuk ka arsye për protesta

0

Kryeministri Isa Mustafa tha se e respekton plotësisht situatrën e re dhe se tash e tutje Qeveria do ta dijë saktë se si të funksionalizohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij Kushtetuesja nuk e ka shpallur anti-kushtetues në tërësi marrëveshjen për Asociacionin por ajo i detyron autoritetet që në aktet përcjellëse ligjore t’i përmbushin standardet kushtetuese.
“Mendoj se është shumë mirë që Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin dhe ka pru vendim. Jam deklaruar prej fillimi se do të respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa në një intervistë për RTK-në.
Ai ka thënë se opozita më nuk ka arsye të protestojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here