Mustafa: S’ka zgjedhje të reja para vitit 2018

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog dhe orientim të vërejtjeve në tavolinë. Në intervistë për “Zërin” Mustafa ka hedhur poshtë edhe kërkesën e fundit të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhje nuk do të ketë para vitit 2018.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa ka porositur opozitën që të përgatiten për zgjedhjet e vitit 2018, kur edhe janë të parashikuara me ligj. Në intervistën dhënë “Zërit” ai ka porositur opozitën që ata të punojnë më shumë gjatë kësaj kohe dhe ta bindin qytetarin se ata mund të qeverisin më mirë.

Ndërkohë, Mustafa duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka thënë se vërejtjet e saj janë të qëndrueshme. “Është trajtuar shumë edhe statusi i saj sepse ka pasur keqkuptime lidhur me atë se çfarë është në esencë Asociacioni. Në bazë të këtyre sqarimeve do të jetë tani shumë më e lehtë që të bëhet statuti, i cili do t’i dërgohet përsëri Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim. Çdo pikë e statutit do të jetë në përpikëri me Kushtetutën”, ka thënë kryeministri Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here