Mustafa: Qeveria nuk do ta anulojë dhe as ta rinegociojë marrëveshjen për AKS-në

0

Përfundoi mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në të u theksua se Qeveria nuk do ta anulojë dhe as ta rinegociojë marrëveshjen për AKS-në. ”Ne do të vazhdojë me hartimin e Dekretit dhe të Statutit, akte që do t’i nënshtrohen kontrollit kushtetues para se të hyjnë në fuqi”, tha kryeministri Mustafa. Ai shtoi se për të hartuar këto, kemi interes për përfshirje të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë e edhe të opozitës.

“Edhe dekreti e edhe statuti do t’i dërgohen Gjykatës në mënyrë që çdo shkronjë e statutit të shihet a është në harmoni me Kushtetutën. Këtu nuk ka hapësirë të thuhet se Asociacioni nuk do të bëhet”, tha ai duke shtuar se parimet nuk janë akt juridik dhe asociacioni nuk themelohet mbi bazën e këtyre parimeve por të statutit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kryeministri Isa Mustafa, tha se ka qenë me të drejtë këmbëngulëse që Gjykata Kushtetuese të përfshihet në secilin akt juridik që ka të bëjë me themelimin e asociacionit.

Vendimi i Kushtetueses është në përputhje me marrëveshjen e parimeve, ka thënë Mustafa në këtë mbledhje.

Qeveria konsideron, tha Mustafa, se pas kësaj nuk ka asnjë arsye të mëtejshme për bllokim të punës së kuvendit e as për protesta në rrugë. Ky vendim siguron se në procedura të mëtejshme, të veprohet brenda kornizave të Kushtetutës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here