Mustafa: “Puna në arsim, flijimi që ia vlenë”

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës e ka përcjellë një urim për të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët, dhe punëtorët e arsimit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. “Urimet tona janë që të kemi një shkollë të mirë, të kemi një mësim të mirë, të arrijmë suksese dhe të bëhemi konkurrentë me të tjerët. E dimë që është një flijim i të gjithë atyre që punojnë në procesin e arsimit, por është një flijim që arrihet me rezultate të mëdha dhe me kënaqësinë tonë që do të kemi gjenerata më të përgatitura dhe më të arsimuara”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here