Mustafa pret që arsimtarët të jenë pranë nxënësve

0

Kryeministri Isa Mustafa i ka porositur mësimdhënësit që të mos shtyhen nga teket pololitike dhe nga kërkesat e pabazuara të disa individëve. Ai ka thënë se është përgjegjësi e madhe që nxënësit të lihen në rrugë.

“Në këtë shtet, i kemi borxh njëri tjetrit por të gjithë ne i kemi borxh Kosovës. Para së gjithash e kemi obligim të kujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të kenë mësim të rregullt dhe të mos shkaktojmë situata, që ata, në vend se të jenë në klasë dhe në salla të mësimit, të bredhin rrugëve dhe atje ku nuk duhet, nga teket politike dhe kërkesat e pabazuara të disa individëve në sindikatë.
Punonjësit e arsimit kanë rol fisnik dhe janë prindërit e dytë të fëmijëve tanë. Qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër shumë vështirësive buxhetore të cilat i kemi, të cilat janë shumë më të mëdha sesa duken në opinion.
Unë pres nga arsimtarët që ata të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësimin. Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lehet në rrugë. Nuk është e drejtë që askush të marrë pagë të plotë e të mos e bëjë punën e vet”, ka shkruar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here