Mustafa premton trajtim të veqantë të kërkesës së Gjakovës për zonë industriale

0

Sot në Komunën e Gjakovës për vizitë ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Ministrin e Financave Avdullah Hotin dhe Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin. Në takim me Kryetaren e Komunës Mimoza Kusari – Lila dhe Kryesuesin Luan Gola, delegacioni i kryesuar nga Kryeministri i vendit, ka biseduar për procesin zhvillimor të Komunës dhe reformat ekonomike në nivel të Republikës së Kosovës. Kryetarja e Komunës së Gjakovës e ka informuar Kryeministrin dhe Ministrat për planet dhe nevojat e Komunës së Gjakovës. Kërkesa e Komunës së Gjakovës për zonën industriale është ende aktive dhe Kryetarja ka theksuar domosdoshmërinë që Qeveria sa më parë të vendos për Bordin dhe të ardhmen e Agjencisë së Privatizimit dhe rrjedhimisht të ketë një vendim për kërkesat e Komunës. Kryeministri Mustafa nga ana e tij ka folur për reformën ekonomike dhe planet e Qeverisë për përmirësim të ligjit për investimet e huaja, pakon fiskale, ligjin për ndërmarrje publike dhe ligjin për PPP si kryesore për mundësi të tërheqjes së investimeve. “Sapo të kalojnë ligjet në Kuvend, Qeveria do të trajtojë në veçanti kërkesën e Komunës për hapësirat për zonën industriale”, ka thënë kryeministri Mustafa. Kryetarja e Komunës së Gjakovës e ka vlerësuar lartë vizitën e parë të Kryeministrit në Gjakovë në funksionin e tij institucional dhe ka theksuar se me një bashkërendim të aktiviteteve nga të gjitha nivelet, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është i mundur në mënyrë të barabartë në gjithë Kosovën. Vetëm pak ditë më parë Komunën e Gjakovës e ka vizituar edhe kryetari I Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i cili kishnte premtuar se kuvendi do të përmbushë angazhimet legjislative në interes të zhvillimit ekonomik të Gjakovës dhe Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here