Mustafa: Për Kosovën është bazike përkrahja e fushës së teknologjisë informative

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Forumin “Zhvillimi ekonomik përmes Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit”.
Para të pranishmëve në këtë Forum, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se për Kosovën është bazike përkrahja e fushës së teknologjisë informative, duke iu referuar numrit shumë të madh të të rinjve që janë perspektiv dhe që kanë ambicie, por kanë edhe dije në fushën e teknologjisë informative dhe për inovacion.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi se Kosova ka ndërtuar një sistem bankar, i cili është i ri, i cili është i pajisur në mënyrë mjaft solide me teknologji informative dhe i cili sistem mund të lidhet edhe me sistemin ekonomik edhe me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Në programin qeverisës është paraparë që ne t’i informatizojmë të gjitha shkollat, në mënyrë që nxënësit të aplikojnë teknologjinë informative në të gjitha fazat e arsimimit të tyre, nga arsimi fillor, e veçmas ai i mesëm dhe në arsimin e lartë dhe, mendoj se përmes kësaj ne mund ta ndërtojmë një kulturë të kësaj teknologjie”, tha kryeministri Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here