Mustafa: “Nuk e meritojmë që të mbesim popull i ngujuar në Evropë”

0

PRISHTINË, 22 SHKURT – “Ngujimi ynë me regjim të vizave na bënë shumë të kufizuar të kontaktojmë dhe të konkurrojmë me ekonomitë e vendeve evropiane. Në këtë situatë ne bëhemi konsumatorë të produkteve të të gjithëve, por produktet tona dhe puna jonë do të mbesin çështje vetëm e ‘pashallëkut tonë’, prandaj edhe ato duhet të marrin vizën evropiane dhe të konsumohen edhe nga të tjerët”, është shprehur kryeministri i Qeverisë së Kosovës sot në një postim në Facebook. “Qytetarët e Kosovës janë orientuar qartë për lidhje me civilizimin evropian dhe me vendet perëndimore. Kjo derë duhet sa më shpejtë të na hapet, sepse është rrezik që njerëzit, disa për interesa të tyre e të tjerët, nga humbja e shpresës po ia mësyjnë nganjëherë edhe lindjes”, ka ngritur shqetësimin ai.”Ne do ta ndërtojmë fatin tonë me përgjegjësinë, nuk do të eksperimentojmë me të. Por poashtu, nuk duhet që me fatin tonë të eksperimentojnë as të tjerët, duke na vënë kushte çdo ditë, sepse nuk meritojmë që ne të mbesim popull i ngujuar në Evropë”, ka shtuar Mustafa. “Askush nuk mund të merr si pretekst ikjen e qytetarëve tanë, për të argumentuar prolongimin e liberalizimit të vizave. Kjo lëvizje jonë është e panatyrshme, por nuk është çështje e panjohur se drejt vendeve perëndimore lëvizin çdo vit edhe qytetarët e vendeve të Shengen-it dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka tërhequr vërejtjen ai. Kryeministri Mustafa ka theksuar se zhvillimi ekonomik është një prioritet të cilin Kosova duhet ta arrijë. “Kemi shumë punë për të bërë, na nevojitet përkrahje nga të gjithë. Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes. Nuk mund të lejojmë që të ngulfaten bizneset e vogla. Atyre do tu hapim mundësi dhe do të krijojmë kushte të barabarta për konkurrencë, nga licencat, doganat, kontrolli i cilësisë, regjimi i çmimeve, sistemi i prokurimit”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here