Mustafa: Nuk dorëhiqemi duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot në Vushtrri se nuk kanë ardhur në pushtet për të vjedhur e rrënuar dhe nuk kanë mendjen të japin dorëheqje duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë.

Ai duke marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të degës së LDK-së tha se janë të vendosur të punojnë dhe të pranojnë vërejtjet e qytetarëve. Mustafa përmendi edhe Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, ku tha se nuk mund të jenë arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Kosovës.

Për demarkacionin tha se nëse ka pas ndonjë gabim ai do të korrigjohet, por nga ekspertet dhe jo nga rruga./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here